- This error message is only visible to WordPress admins
Error: No connected account.
Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.
Libra të përkthyer në shqip është shërbimi që ofron colibri.al për lexuesit e tij, por me një karakteristikë unike, kursen kohë.
Në titujt më të lexuar dhe voluminoz do keni mundësinë t’u merrni esencën në disa minuta.
Jemi kujdesur që të përfshihen të gjithë elementët thelbësorë të librave.
Më poshtë keni kategoritë me libra të përkthyer në shqip deri më tani ku mund të klikoni seclin prej tyre për t’u njohur me përmbledhjet:
Literatura e marketingut, mund t’i japë kredibilitet biznesit tuaj të vogël, të përforcojë markën tuaj dhe të krijojë një përshtypje të qëndrueshme tek klientët tuaj.
iznesit tuaj, është e rëndësishme që të zhvilloni një:
Komunikimi është menduar t’i bashkangjitet marketingut pasi është aftësia bazë që e ndihmon këtë proces.
Ju keni hyrë në biznes sepse keni pasion për shitjen e produkteve tuaja.
Por shitja e atyre produkteve kërkon një grup specifik aftësish, sic përmendëm: Komunikim; Mir-organizim; Problem-zgjidhje; Planifikim; Nga promovimi tek çmimi i produktit, marketingu ju ndihmon të tërhiqni dhe angazhoni klientët tuaj.
Këtu janë disa nga librat më të mirë të marketingut dhe komunikimit:
Ka libra të shkëlqyeshëm me histori të njohura që mbajnë një mori këshillash financiare për të jetuar mirë, duke investuar mirë.
Paratë dhe investimet janë të lidhura ngushtë. Për të investuar para, së pari duhet t’i kurseni ato dhe pasi t’i keni kursyer duhet të dini si t’i investoni.
Kjo do të marrë shumë më pak kohë sesa mendoni dhe mund ta bëni me hapa shumë të vegjël. Për këtë gjë janë librat që trajtojnë këto tematika.
Në rastin konkret deri më tani në ëebsite-in tonë janë këto libra të përkthyer në shqip:
Paraja është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë.
Si të tillë, disa nga librat dhe tregimet klasike apo moderne kanë dhënë një pasqyrë të shoqërisë, nga ana tjetër, kanë ofruar komente të jashtëzakonshme mbi çështjet e parave dhe parashikimeve të investimeve
Udhëheqësit po gjejnë kuptim të ri në disa libra, për sfidat dhe mënyrat e drejtimit të bizneseve dhe organizatave të tyre. Shumë lider të sukseshëm ndajnë këto eksperienca dhe ne kemi përzgjedhur ato që duhet të lexoni ose rilexoni. Kështu, si fillim lista jonë fillon me këto tre tituj:
Çfarë do të zbuloni në këto libra? Aty flitet për mençuri, mbi përshtatshmërinë, negociatat, mirë-menaxhimin dhe më shumë.
Mençuria klasike e lidershipit ende është e vërtetë dhe udhëheqësit po gjejnë kuptim dhe rëndësi të re në librat e tyre të preferuar.
Merrni parasysh këto rekomandime nga përmbledhjet tona dhe mund t’ju ndihmojnë t’ju drejtojnë përmes sfidave me të cilat përballeni tani.
Mësimi i metodave të reja për të ndihmuar në menaxhimin efektiv të punonjësve, veçanërisht në një treg pune që ndryshon vazhdimisht, mund të ndihmojnë në ngritjen e aftësive tuaja udhëheqëse dhe biznesit tuaj në nivelin tjetër.
Dëshironi një biznes të suksesshëm? Ndërtoni një strategji efektive. A mendoni ndonjëherë pse disa kompani janë të suksesshme dhe performojnë më mirë se të tjerët? Apo pse disa janë të vështirë për tu konkuruar dhe të tjera jo?
Epo, nëse një kompani dëshiron të qëndrojë konkurruese në industri, ajo duhet të krijojë dhe ekzekutojë një strategji që është e mirë.
Këto libra të përkther në shqip nga stafi i colibrit do ju udhëzojnë dhe frymëzojnë për të arritur gjendjen e dëshiruar, të ardhshme që parashikoni për biznesin tuaj.
Është e rëndësishme të siguroheni që strategjia juaj të përputhet me objektivat e kompanisë suaj, llojin e biznesit që bën organizata juaj dhe mjedisin në të cilin planifikoni të lulëzoni.
Këtë vit, bëni masimumin për të mbajtur në fomrë mirëqenien tuaj fizike dhe mendore. Këta libra të përmbledhur nuk do ju marrin kohë të angazhoheni në kohën e lirë për t’u kaluar një sy se çfarë thonë.
Përmbledhjet tona për ju janë si më poshtë:
Kjo kategori me përmbledhje jo vetëm që do të ndihmojnë në ndryshimin e shëndetit tuaj, por gjithashtu do të ndryshojnë mënyrën tuaj të të menduarit duke përdorur “fuqinë e momentit”.
Fillimi i një viti të ri është koha perfekte për të rimenduar disa gjëra të tilla si dieta, rutina juaj e ushtrimeve apo edhe qasja juaj ndaj lumturisë. Nëse jeni një adhurues i librave, merrni informacion dhe inspo nga këto libra shëndeteti.
Fillimi i një biznesi të ri nuk është ndërmarrje e vogël. Ka shumë faktorë që duhet të merren parasysh dhe është e rëndësishme të bëni hulumtimin tuaj dhe të përgatiteni sa më shumë që të jetë e mundur.
Rreth 50 përqind të bizneseve të reja dështojnë brenda pesë viteve, sipas Administratës së Biznesit të Vogël.
Ndërtimi i një biznesi është një detyrë shqetësuese – që nga krijimi fillestar i idesë, pastaj planifikimi dhe vërtetimi i asaj ideje deri tek mbledhja e fondeve, personeli dhe arritja e përfitimit. Ka shumë gracka në udhëtim që lehtë mund të shkatërrojnë plotësisht biznesin tuaj.
Për fat të mirë, kemi ndihmë – nga shkrimtarët. Një listë me përmbledhjet aktuale të colibrit e gjeni këtu poshtë:
Frymëzohni nga histoi suksesesh botërore, si sfiduan dështimet e panumërta deri tek planifikimi i suksesit në vazhdimësi, pasi ruajtja e suksesit është proces që nuk ndalon me fitoren e parë.
Libra të përkthyer në shqip për kategorinë shkenca dhe teknologjia për t’ju ndihmuar të kuptoni ndikimin e teknologjisë ndërsa jemi futur në dekadën e re:
Ka libra që përpiqen të kuptojnë botën në të cilën jetojmë si rezultat i risive të teknologjisë dhe shkencës.
Këta libra gjithashtu ofrojnë një mundësi për të reflektuar mbi stilin e jetesës në internet dhe sesi ky eksperiment i madh ka dështuar. Mediat sociale kanë dalë të jenë më efektive në manipulimin e masave sesa në lidhjen e tyre.
Në vend që të demokratizojë arsimin, një akses më i madh në informacion ka ndotur të vërtetën në mënyra kaotike. Në vend që të na çlirojë, një sulm i përmbajtjes na ka skuqur trurin dhe ka gjymtuar mirëqenien tonë emocionale.
Këto përmbledhje tregojnë dhe anën e mrekullueshme pozitive të përdorimit të teknologjisë ‘për mirë. Më mirë se mund të mundohem unë t’jua them edhe më shkurt, hidhini një sy librave më lart, se çfarë përmbajnë.
“Më pëlqen produkti juaj, por çmimi juaj është jashtë linjës. Jemi mësuar të paguajmë gjysmën e kësaj! ”
“Shikoni këtu, me atë çmim, thjesht po më humbni kohën! Mendova se kjo ishte një ofertë serioze! Me kë mendon se po flet, ndonjë fëmijë? “
Kjo nuk duhet të ndodhte.
Ju keni investuar shumë kohë duke fituar besimin dhe vullnetin e mirë të një klienti.
Ju keni bërë:
Por ndërsa i afroheni fundit, shoku juaj i mirë, klienti papritmas shndërrohet në sulmues, duke kërkuar një marrëveshje më të mirë, i etur për të plaçkitur marzhin e kompanisë tuaj dhe për të ikur me fitimet.
Bizneset që varen nga marrëdhëniet afatgjata me klientët, kanë një nevojë të veçantë për të shmangur situatat fitim-humbje, pasi që mbështetja nga një marrëveshje e keqe mund të kushtojë shumë marrëveshje të ardhshme gjithashtu.
Ne kemi këto rekomandime me përmbledhje për ju, lidhur me këtë kategori:
Nëse jeni tashmë një student i ekonomisë, ose jeni gati të filloni një kurs ekonomie në universitet, ju ndoshta nuk doni të ndiqni vetëm libra të zymtë dhe voluminozë të ekonomisë.
Pse, nuk ka ndonjë mënyrë argëtuese për të mësuar këto gjëra? Mendoni ju.
Mos ki frikë! Ne kemi zgjedhur t’ju përciellim dijen interesante dhe plot risi që kërkoni, shkurtimisht.
Lexoni përmbledhjet tona të përkthyera dhe do të keni shumë njohuri interesante të ekonomisë.
Ato janë si më poshtë:
Ekonomia është një temë e gjerë dhe nëse nuk jeni ekonomist me profesion, njohuritë tuaja nuk mund të kufizohen me shkollën.
Lexuesit për këtë kategori jo domosdo duhet të jenë dashamirës të ekonomisë. Librat e publikuar do jënë interesantë për t’u lexuar nga të gjithë.
Produktiviteti është një masë e asaj se sa punë bëhet në një sasi të caktuar kohe.
Sa më shumë punë që bën një person gjatë kësaj kohe, aq më produktiv është ai person.
Në mënyrë që të bëhet më shumë dhe të jetë më produktiv, aftësitë e mira për menaxhimin e kohës janë thelbësore.
Të gjithë kemi ditë që janë më pak produktive, por produktiviteti ynë i përgjithshëm duhet të jetë i lartë nga një ditë në tjetrën. Si ta sigurojmë këtë?
Këtë përgjigjje mund ta merrni nga përmbledhjet tona të përkthyera dhe të shkurtuara:
Kjo është një kategori që përmbledh dhe misionin e colibri-t duke dhënë vlerë kohës tuaj.
Leximi i librave më të mirë të psikologjisë na jep një pasqyrë të funksionimit të vetvetes tonë të brendshme.
Ndërsa ne mund të mësojmë pafundësisht për botën që na duket e jashtme, vetëm pse shikojmë nga brenda, ne fitojmë një vetëdije për motivet, pasionet dhe dëshirat tona të vërteta që formojnë sjelljet tona të përditshme.
Librat më të mirë të psikologjisë na mësojnë se si të përdorim trurin dhe mendimet tona për një efektshmëri të plotë.
Duke lexuar disa nga këta tituj, ju do të mësoni se si të lidheni më mirë me të tjerët, të përmirësoni mendimin tuaj dhe përgjithësisht të përmirësoni cilësinë e jetës tuaj përmes njohjes dhe kuptimit të vetvetes.
Më poshtë janë disa nga librat më të mirë në lidhje me psikologjinë që unë kam hasur dhe që do shtohet me kalimin e kohës:
Librat psikologjik shpesh herë ndodh të jenë mbushura me referenca studimesh shkencore dhe autorësh me eksperiencë klinike.
Kështu, përzgjedhja jonë i librave të përkthyer u referohet pikërisht këtyre kritereve.
Ekziston një pyetje shekullore që shtron pyetjen nëse njerëzit kanë lindur krijues, apo ata mund të zhvillojnë një “aftësi për aftësi”.
Sido që të jetë përgjigjja, librat me fokus kreativitetin janë padyshim frymëzues për të ndezur dëshirat tona për krijim ose të zbulojmë për mendjet më të mëdha krijuese që kemi njohur,
Më poshtë kemi renditur disa libra krijues të shkëlqyeshëm për njerëzit krijues që me siguri do të ndezin imagjinatën. Çdo libër trajton një aspekt të ndryshëm të krijimtarisë:
Librat kanë fuqinë për të zbuluar botët që ne kurrë nuk e dinim se ekzistonin.
Pavarësisht nëse flasin drejtpërdrejt për krijimtarinë apo jo, librat janë një gur i çmuar motivimi dhe frymëzimi..
Librat dhe kategoritë e mësipërme u zgjodhën me kujdes nga stafi që të plotësojnë të gjithë diversitetin e mundshëm që u intereson lexuesve.
Detyra jonë e shenjtë si një faqe librash në internet shkon përtej informimit, duke përfshirë qoftë anën letrare apo kulturore.
Në javët e ardhshme, colibri.al do plotësohet me libra të përkthyer në shqip të të gjithë kategorive që ju mund të keni nevojë dhe dëshirë të publikojmë.
Ne filluam me librat më të mirë debutues që trajtojnë tema nga ato ekonomik deri tek kreativiteti.
Si kurrë më parë, shfletoni falas përmbledhjet tuaja të preferuara në colibri.al.
Error: No connected account.
Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.