Pse duhet të lexojmë libra psikologjik?
Jo domosdo duhet të jeni psikolog për të lexuar libra psikologjik. Shumë njerëz janë kurioz për shumë tema që trajtohen nga psikologjia dhe mund t’ju shërbejnë për arsye të caktuara.
Arsyet mund të jenë këto:
- Për të njohur veten dhe të tjerët
- Për të zhvilluar aftësi komunikimi
- Për të zhvilluar aftësi problem-zgjidhjeje
- Për të zhvilluar aftësi sociale
- Për të kontrrolluar zakonet e këqija
- Për të menaxhuar gjengjet tona psiko-emocionale
1. Për të njohur veten dhe të tjerët

A ju ndodh të pysni veten pse njerëzit sillen në mënyra të caktuara? Dëshironi të mësoni më shumë për mendjen, emocionet dhe veprimet tuaja?
Informacionet që do gjeni në libra psikologjik, janë një mënyrë e shkëlqyer për të kuptuar më mirë veten dhe të tjerët.
Ata shpjegojnë se si mendojmë dhe bëjmë një veprim specifik. Pra, sa më shumë të lexoni, aq më shumë kuptoni dhe njihni veten dhe të tjerët.
Duke lexuar libra psikologjik ju do të filloni të kuptoni:
- Se si e kaluara dhe eksperiencat ka ndikuar tek ju, duke ju bërë ky/kjo që jeni;
- Fazat e zhvillimit që i ke kaluar dhe sfidat e secilës;
- Mënyrën se si merrni vendime apo zgjidhni probleme;
- Pikat e forta dhe ato që duhen përmirësuar;
- Vlerat tuaja personale që ju udhëheqin;
- Njihni emocionet, mënyrën e të menduarit dhe të sjellurit;
- Llojin ose tipin e persoanlitetit që mund të keni, etj.
Një kuptim solid i natyrës njerëzore do t’ju shërbejë mirë në një sërë mjedisesh pune, familjare, sociale, zhvillimi etj.
2. Për të zhvilluar aftësi komunikimi

Aftësitë e komunikimit janë kritike.
Kjo sepse komunikimi luan një rol të madh në lidhjet tona ndërpersonale.
Në shumë libra psikologjik ju do të mund të mësoni se si të ndërtoni marrëdhënie të shëndetshme, apo për të shmangur ose zgjidhur konfliktet duke komunikuar me mendim, qëllim dhe qartësi.
Elementë të një komunikimi të mirë janë:
- Toni i zërit;
- Kontakti me sy;
- Aftësitë e dëgjimit;
- Shprehjet e fytyrës dhe gjuha e trupit;
- Qëndrimi;
- Fjalori dhe gjuha e përdorur;
Gjithashtu, disa libra psikologjik mund të jenë një guidë e mirë për të përmirësuar të folurin në publik ose për të menaxhuar frikën dhe ankthin që shkaktohet nga i foluri para publikut.
Këto janë vetëm disa pika kyçe të komunikimit që do t’i prekni kur të lexoni libra psikologjik.
3. Për të zhvilluar aftësi problem-zgjidhjeje

Asnjë marrëdhënie, qoftë profesionale apo personale, nuk është krejtësisht pa konflikt.
Disa libra psikologjik do t’ju ndihmojë të identifikoni:
- Arsyet e sjelljes;
- Motivin e konfliktit;
- Format e menaxhimit
- Gjetjen e zgjidhjes;
Investimi i plotë i vetes në një proces të gjetjes së një mirëkuptimi të përbashkët mes vetes dhe të tjerëve inkurajon zgjidhjen në vend që t’i shtojë benzinë zjarrit.
4. Për të zhvilluar aftësi sociale

Ju madje mund të fitoni një keni një jetë më të shëndetshme sociale. Përdorimi i psikologjisë në jetën e përditshme është jashtëzakonisht e rëndësishëm në një nivel ndërpersonal.
Kuptimi dhe ndërveprimit njerëzor është jetik në të gjitha aspektet e jetës, nga gjetja e një pune deri tek takimet e njohjeve.
Libra të caktuar psikologjik, përmbajnë një sërë shembujsh praktik apo teknika që synojnë t’ju pajisin me aftësi sociale, nëse kjo është pika juaj e dobët dhe doni ta zhvilloni.
Aftësitë sociale do të kërkojnë:
- Komunikim efektiv me të tjerët;
- Deshifrimi i ndjenjave të njerëzve të tjerë;
- Empatia;
- Kuptimi i motivimeve të njerëzve;
- Njohja e emocioneve njerëzore etj.
Kjo është e rëndësishme jo vetëm për shëndetin tuaj të përgjithshëm mendor, por edhe për gjenerimin e ndjeshmërisë për të tjerët.
5. Për të kontrrolluar zakonet e këqija

Të gjithë kanë zakone dhe nuk ka asgjë të gabuar me to. Madje disa janë mjaft të dobishme.
Por zakone të tjera janë shkatërruese, të tilla si:
- Kafshimi i thonjve;
- Pirja e kafeinës disa herë në ditë;
- Pirja impulsive e duhanit;
- Shpenzimi i parave pa kriter;
- Dremitja shumë herë;
- Pagjumësia;
- Përdorimi i telefonit, etj;
Thyerja e zakoneve të padëshiruara mund të jetë e vështirë, veçanërisht nëse jeni përfshirë në to për një kohë të gjatë.
Por të kuptuarit se si formohen zakonet në radhë të parë mund ta lehtësojë procesin.
Ka libra psikologjik të cilët e bëjnë të theshtë këtë proces për ju, duke ju pajisur me informacione shpesh herë shkencore, me udhëzime, lista apo teknika të përditshme.
Ajo që duhet është vetëm vullneti juaj për t’i zbatuar dhe për t’i kthyer zakonet nga të pashëndetshme në të shëndetshme.
6. Për të menaxhuar gjengjet tona psiko-emocionale

Emocionet mund të jenë të vështira për t’u pranuar ndonjëherë.
Askush nuk dëshiron të ndjejë emocione të tilla si:
- Trishtim;
- Turp;
- Dekurajim;
- Lëndim;
- Pikëllim;
- Zemërim etj.;
Megjithatë, nuk është e shëndetshme të injoroni emocionet tuaja. Emocionet tuaja janë këtu për t’ju thënë një mesazh. Shtypja e tyre do të dëmtonte më shumë trupin dhe mirëqenien tuaj.
Për këtë mund të shërbejnë dhe librat psikologjik që ju ndihmojnë të kuptoni dhe shëroni emocionet tuaja.
Mirëmbajtja e rregullt emocionale është po aq e rëndësishme sa zakonet tona të përditshme, siç është larja e dhëmbëve.
Ju mund të gjidhni një libër që i përshtatet më së miri nevojave tuaja dhe ju ndihmon të filloni.
Konkluzion
Librat psikologjk:
- Mund të ndryshojnë mënyrën se si ne mendojmë për veten tonë apo për të tjerët.
- Mund të kuptoni më shumë për sjelljen njerëzore në situata të shumta.
- Mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni aftësinë tuaj për t’u marrë me vështirësitë emocionale ose për të ndjerë empati me ata që luftojnë.
- Mund të shmangni momentet e vështira në komunikim.
- Mund të kontrolloni zakonet tuaja.
- Mund të fitoni fokus, frymëzim dhe produktivitet.
Siç e shikoni librat, kanë shumë përdorime të zbatueshme.
Këtu janë disa libra psikologjik të përmbledhur për ju, që mund të lexoni: