- This error message is only visible to WordPress admins
Error: No connected account.
Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.
Ka libra për fëmijë që i nxisin të kthehen në lexues të vegjël pasionant.
Por më shumë se libra, ka strategji prindërimi që mund të bëjnë një punë të vërtetë në këtë.
Ja se si:
Që në momentin që jeni duke pritur fëmijën tuaj të parë, duhet të jeni të bombarduar me mesazhe për rëndësinë e leximit.
Përfitimet e leximit në çdo fazë të zhvillimit të fëmijës janë të dokumentuara mirë. Për fat të mirë, rritja e një lexuesi është argëtuese, shpërblyese dhe relativisht e lehtë.
Nëse e keni lënë leximin të rrëshqasë në skajet e jetës suaj, tani është koha për ta rikthyer atë.
Krijoni hapësirën dhe kohën për librat që lexoni për veten dhe librat që lexoni me fëmijën tuaj, ose të dyja bashkë.
Çdo ditë. Çdo libër. Ju mund t’i lexoni çdo gjë një të porsalinduri: një libër gatimi, një roman distopian, libër psikologjik, apo një manual prindërimi. Përmbajtja nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është tingulli i zërit tuaj, kadenca e tekstit dhe vetë fjalët.
Hulumtimet kanë treguar se numri i fjalëve ndaj të cilave ekspozohet një foshnjë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e gjuhës dhe shkrim-leximin.
Por këtu është çelësi: gjuha duhet të jetë e drejtpërdrejtë, duke iu drejtuar fëmijës. Ndezja e një televizori, apo edhe një libri audio, nuk llogaritet.
Sigurisht, është mirë të filloni të lexoni me zë të lartë librat e fëmijëve që do të jenë pjesë e bibliotekës së tij/saj. Por mos u ndjeni të kufizuar. Vetëm sigurohuni që të kënaqeni.
Fëmijëve që u lexohet po u mësoni se leximi është argëtues dhe mund të përfshijë të gjitha shqisat:
Provojeni: Librat me teksturë janë veçanërisht të mirë për të stimuluar shqisën e prekjes tek fëmija.
Foshnjat dhe fëmijët, mund të fillojnë të bëjnë tinguj në përgjigje të leximit tuaj. Kjo është arsyeja pse shumë libra për fëmijë përmbajnë fjalë të pakuptimta ose tinguj kafshësh, pasi ato janë më të lehta për t’u imituar.
Nëse fëmija juaj bën zhurmë, përgjigjuni. Mund të mos ketë kuptim për ju, por është komunikim. Ka një vijë të drejtë nga ky moment në klubin tuaj të parë të librit prind-fëmijë.
Është në rregull nëse ju ndërpret. Mos u kapni aq shumë në leximin tuaj sa të injoroni komentet dhe pyetjet e fëmijës suaj. Ndërprerjet tregojnë se fëmija juaj është i interesuar.
Nëse fëmijët nuk duken të përfshirë nga fjalët, pyesni se çfarë shohin në foto. Tregoni me gisht gjërat dhe ftojini të shpjegojnë ose rrëfejnë veprimin.
Bëni kontakt me sy, por mos kërkoni një reagim të veçantë. Mund të duket sikur fëmijët nuk po dëgjojnë, por në të vërtetë ata po thithin përvojën e leximit.
Modelet, rutinat dhe zakonet që janë vendosur tani, do të zgjasin një jetë. Urime!
Është e vështirë të nënvlerësohet se sa i rëndësishëm është leximi për zhvillimin intelektual, social dhe emocional të një fëmije.
Kur lexoni me të vegjlit, ata fillojnë kuptojnë të gjitha:
Të gjithë fëmijët duhet ta shohin veten të pasqyruar në librat me figura rreth tyre.
Nëse fëmija juaj është anëtar i një pakice racore ose etnike, kërkoni libra që shfaqin fëmijë që duken të ngjashëm me tuajin, por ata përfitojnë dhe nga libra që tregojnë fëmijë me etni dhe nuanca të ndryshme të lëkurës.
Të gjithë fëmijët duhet të ndeshen me libra që paraqesin shumëllojshmërinë e traditave kulturore dhe strukturave familjare që bashkëjetojnë në komunitetet tona.
Ekspozimi i fëmijëve ndaj diversitetit në libra do t’i përgatisë ata për jetën në një botë të larmishme.
Leximi mund të ndodh gjatë gjithë ditës deri para gjumit.
Leximi i natës para gjumit është një rutinë e njohur për prindërit e fëmijëve të vegjël – A ka mënyrë më të mirë për t’i dërguar të flenë dhe për t’i çlodhur para gjumit?
Sigurohuni që atmosfera të jetë qetësuese dhe jo e nxituar. Zgjidhni disa nga librat e shumtë që përfundojnë, në mënyrë strategjike, me një skenë paqësore të të shkuarit në shtrat.
Sidoqoftë ka dhe libra për fëmijë, tepër argëtues sa u shmangin gjumin ose i bëjnë të fantazojnë për të në ëndrra.
Por lexoni me vogëlushin tuaj edhe gjatë ditës. Disponimi dhe koha juaj për të lexuar libra me të vegjlit është një nga mënyrat më të mira, disa ditë, mund të duket si mënyra e vetme, për t’i bërë ata të ngadalësojnë shpejtësinë dhe të përqendrohen.
Uluni afër dhe shijoni këto momente lidhjeje ndërsa jashtë është ende dritë.
Si prind, ju keni mundësinë të rizbuloni shijen tuaj në librat për fëmijë. Gjeni çfarë ka të re dhe që ju tërheq vëmendjen kur jeni në librari, biblioteka ose shtëpi miqsh.
Lajmi i mirë është se autorët dhe ilustruesit më të mirë të librave për fëmijë synojnë të kënaqin gjithashtu audiencën e tyre të të rriturve.
Fëmija juaj tashmë po ju befason me shijet dhe opinionet e pavarura?!
Ashtu si fëmija juaj nuk e pëlqen sallatën tuaj me lakër, ai ose ajo mund të mos e vlerësojë librin që ju e keni pëlqyer në fëmijëri.
Ju mund të mos jeni aq të emocionuar për zanat ose kamionët që flasin, por fëmija juaj mund të jetë. Inkurajoni fëmijët të shprehin atë që u pëlqen në librat e tyre dhe gjeni më shumë libra të tillë.
Ju mund të mendoni se të lexoni për fëmijët dhe me fëmijët, mund të fillojë të paktën kur kenë filluar të ecin.
Por jo, nuk është kështu. Edhe të porsalindurit përfitojnë thjeshtë nga përvoja e dëgjimit të tregimeve.
Për më tepër, mbani parasysh se kur lexoni me zë të lartë, fëmija juaj i lidh librat me tingullin e njohur e të dashur të zërit tuaj dhe afërsinë fizike që sjell leximi së bashku.
Ju po ndihmoni të ndërtoni një lidhje pozitive me librat që do të zgjasin një jetë.
Error: No connected account.
Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.