- This error message is only visible to WordPress admins
Error: No connected account.
Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.
Nuk ka rëndësi se çfarë bëni apo ku punoni, të gjithë kërkojmë mënyra se si të jemi produktiv.
Ja 6 zakone se si të jemi produktiv:
Të bësh gjëra gjatë ditës së punës nuk do të thotë të bësh sa më shumë që të jetë e mundur në tetë orë.
A ju duhen vërtet ato 30 detyra në listën tuaj të detyrave?
Merrni parasysh një qasje që më pak është më shumë, në listën tuaj të detyrave duke u fokusuar vetëm në arritjen e gjërave që kanë rëndësi.
Dhimbja në kokë pas disa orësh të gjata pune duhet të jetë sinjali juaj për të marrë një pushim.
Meqenëse truri juaj ka konsumuar glukozën e tij, jepini vetes një moment për t’u freskuar duke shkuar për një shëtitje, duke ngrënë drekë ose një ose thjesht duke medituar.
Do të ktheheni të rimbushur dhe të gatshëm për të arritur një efikasitet më të madh.
Vetëm 20 përqind e asaj që bëni çdo ditë prodhon 80 përqind të rezultateve tuaja.
Eliminoni gjërat që nuk kanë rëndësi gjatë ditës tuaj të punës – ato kanë një efekt minimal në produktivitetin tuaj të përgjithshëm.
Për shembull, ndani projektin tuaj të ardhshëm në hapa dhe hiqni sistematikisht detyrat derisa të përfundoni me 20 përqind që merr 80 përqind të rezultateve.
Kontrollimi telefonit tuaj, është një vrasës i madh produktiviteti për të nisur mëngjesin tuaj . Kjo i lejon të tjerët të diktojnë atë që do të arrini.
Filloni ditën si duhet duke injoruar emailet, mesazhet dhe njoftimet tuaja në mëngjes dhe duke ngrënë një mëngjes të mirë, duke lexuar libër ose një artikull interesant, duke medituar ose duke ushtruar.
Kjo do të sigurojë që ju të keni karburantin e nevojshëm për një ditë produktive.
Mbaroni detyrën më sfiduese kur truri juaj është i freskët. Kështu, kur të vijë pasditja dhe lodhja të jetë duke u rritur, do jeni në gjendje të përfundoni me efiçence detyra më të lehta.
Duke e planifikuar ditën tuaj në këtë mënyrë, do të jeni në gjendje të krijoni një mënyrë të re dhe më produktive për të menaxhuar kohën tuaj.
Ju ndoshta keni zhvilluar disa zakone që shkatërrojnë produktivitetin gjatë viteve.
Menaxhoni shpërqëndrimet duke krijuar një sistem. Për ata që kanë detyrën e kontrollimit të email-eve, planifikoni një hapsirë kohore në mëngjes, pasdite dhe mbrëmje.
Përndryshe, do të shpërqendroheni nga realizimi i qëllimeve më të rëndësishme gjatë gjithë ditës.
Pra, pse jemi të gjithë kaq të fiksuar pas produktivitetit dhe duam si e si të jemi produktiv?
Kjo ndoshta sepse në këtë epokë dixhitale, të shmangësh shpërqendrimin është më e vështirë për t’u realizuar sesa vetë puna.
Termi të qënit produktiv ka sjellë keqkuptim rreth asaj se çfarë është në të vërtetë produktiviteti. Njerëzit vërtet produktiv nuk janë të fokusuar në bërjen e sa më shumë gjërave, kjo në fakt është e kundërta e produktivitetit.
Nëse vërtet dëshironi të jeni produktiv, duhet të bëni mirë atë që po bëni në atë kohë që keni.
Error: No connected account.
Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.