Marketingu i referohet aktiviteteve që një kompani ndërmerr për të promovuar blerjen ose shitjen e një produkti ose shërbimi.
Marketingu përfshin reklamimin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve për konsumatorët ose bizneset e tjera.
Marketingu mund ta ndihmojë biznesin tuaj në mënyra të panumërta, por le të hedhim një vështrim tek ato me më shumë ndikim:
- Marka juaj fiton popullaritet
- Rritet trafiku në website
- Të ardhurat tuaja rriten
- Njerëzit fillojnë të kenë besim tek marka juaj
- Ju mund të shikoni statistikat e biznesit
1. Marka juaj fiton popullaritet

Kjo është e rëndësishme sepse i bën njerëzit të njihen me:
- Markën tuaj
- Produktet
- Shërbimet që ofroni
Gjithashtu ju bën të paharrueshëm për klientët që mund të fillojnë t’i besojnë markës tuaj, të bëhen klientë besnikë dhe t’i tregojnë rrjetit të tyre për ju.
2. Rritet trafiku në website

Rritja e numrit të vizitorëve në faqen tuaj përmes marketingut, do të thotë të fitoni më shumë duke shitur produktet apo shërbimet tuaja.
Një strategji efektive marketingu do t’ju ndihmojë në këtë proces.
3. Të ardhurat tuaja rriten

Çdo biznes që dëshiron të rrisë shitjet, marketingu mund të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi përmes një sërë strategjish si optimizimi i faqes suaj të internetit dhe SEO, krijimi i promovimeve me email, kryerja e testeve A/B për të përcaktuar strategjinë më të mirë për ju dhe shumë më tepër.
4. Njerëzit fillojnë të kenë besim tek marka juaj

Krijimi i një niveli të lartë besimi në markën tuaj çon në besnikërinë e klientit dhe blerjet e përsëritura.
Kjo jo vetëm që rrit të ardhurat, por gjithashtu çon në komente të shkëlqyera si në internet ashtu edhe përmes fjalës, që është ende një nga llojet më efektive të promovimit.
5. Ju mund të shikoni statistikat e biznesit

Statistikat janë jashtëzakonisht të dobishme kur bëhet fjalë për krijimin e strategjisë suaj të marketingut.
Ato jo vetëm që drejtojnë strategjinë dhe ndihmojnë në gjurmimin e progresit të saj, por gjithashtu informojnë se çfarë mund të përshtatet ose rregullohet për të optimizuar vazhdimisht reklamimet tuaja.
Konkluzion
Marketingu është procesi ku ju u promovoni klientëve shërbime apo produkte që kanë interes t’i blejnë nga ju.
Fjala kyçe në këtë përkufizim është “proces”.
Marketingu përfshin:
- Kërkimin
- Promovimin
- Shitjen dhe shpërndarjen e produkteve ose shërbimeve tuaja.
Kjo disiplinë përqendrohet në studimin e tregut dhe sjelljeve të konsumatorëve dhe analizon menaxhimin komercial të kompanive në mënyrë që të tërheqë, të marrë dhe të mbajë klientët duke kënaqur dëshirat dhe nevojat e tyre dhe duke rrënjosur besnikërinë ndaj markës tuaj.
Dhe nëse dëshironi të dini më shumë mbi këtë temë, lexoni këto libra marketingu.