- This error message is only visible to WordPress admins
Error: No connected account.
Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.
Leximi përtej kënaqësisë, ka dhe përfitime të verteta fizike. Nga të mësuarit fjalë të reja, tek ruajtja e shëndetit mendor, leximi mund t’i bëjë të gjitha.
Në rast se ju nevojitet një kujtesë se sa i rëndësishëm është leximi i rregullt për mirëqenien tonë, këtu janë top 10 përfitimet e leximit për të gjitha moshat:
Studimet tregojnë se leximi mund të ndihmojë të relaksoni trupin tuaj. Zemra juaj do fillojë të ulë normën e punës dhe rrjedhimisht muskujt do t’ju lehtësohen nga tensioni. Studiuesit gjetën një reduktim të stresit deri në 68% të njerëzve që lexuan në heshtje një libër letrar për vetëm gjashtë minuta.
Rezultatet e studimeve treguan se leximi mund të ngadalësojë progresin e sëmundjes Alzhaimer dhe demencave të tjera, duke e mbajtur trurin tuaj aktiv dhe të angazhuar, sidomos kur lexoni me zë të lartë.
Leximi është treguar se ngadalëson shkallën e përkeqësimit të kujtesës dhe madje përmirëson aftësitë tuaja të kujtesës dhe të të menduarit.
Sipas kësaj teorie, detyrat sfiduese mendore ndihmojnë në ruajtjen dhe ndërtimin e qelizave të trurit dhe lidhjeve ndërmjet tyre.
Më vonë, këto lidhje ndihmojnë për të kompensuar dëmtimin e trurit të shkaktuar nga Alzheimer ose thjesht pleqëria – duke ndihmuar kështu në ruajtjen e kujtesës dhe aftësive të të menduarit.
Lidhja e shtuar zgjat disa ditë pas seancës së leximit.
A e keni lexuar ndonjëherë një libër ku ju kanë dalë në të fjalë të panjohura? Librat kanë fuqinë për të përmirësuar fjalorin duke na “instaluar” fjalë të reja. Sa më shumë që lexoni, aq më shumë fjalori juaj rritet, së bashku me aftësinë tuaj për të komunikuar në mënyrë efektive.
Për shkak se materiali i shtypur në përgjithësi përmban shumë më tepër fjalë sesa gjuha e folur (Cunningham, 2005), leximi i tekstit mund të ofrojë mundësi kyçe për përparim në zhvillimin e fjalorit.
Ne të gjithë mund të pajtohemi se leximi nuk mund të ndodhë pa fokus dhe në mënyrë që të kuptojmë plotësisht historinë, duhet të përqëndrohemi në çdo faqe.
Leximi është një nga disa ato aktivitete që kërkon vëmendjen tuaj të pandarë, pra, duke përmirësuar aftësinë tuaj për t’u përqëndruar.
Studiuesit kanë zbuluar se, krahasuar me përdorimin e mediave sociale, e cila stërvit vëmendjen e shpejtë, leximi ndihmon në përmirësimin e përqendrimit duke rritur kapacitetin për një hapësirë më të gjatë të vëmendjes.
Kur lexoni një roman, truri juaj merr shënime për të gjitha detajet dhe futet në modalitetin e të menduarit kritik për të provuar të kuptojë se çfarë ndodh më pas. Kjo aftësi mund të përdoret në baza ditore, jo vetëm kur lexoni.
Leximi shton përfitime pafund për jetën tonë të përditshme, duke përfshirë edhe lehtësimin nga stresi, shembuj pozitiv për fëmijët, parandalimet e sëmundjeve degraduese të trurit, përmirësimin e gjumit, argëtim, motivim, etj.
Hyni në biblotekën tonë të librave dhe lexoni libra pafund, falas.
Error: No connected account.
Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.