- This error message is only visible to WordPress admins
Error: No connected account.
Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.
Kur ishte hera e fundit që keni lexuar një libër, ose një artikull?
A ka libra të mirë për të lexuar këtë vjeshtë?
Përgjigjja është po.
Në fakt jo thjesht libra të mirë për të lexuar, por përmbledhje të mira nga libra të mirë.
Leximi ka një numër të konsiderueshëm përfitimesh, dhe këtu janë sugjerimet tona me një listë ku ju thjesht klikoni dhe mund të lexoni falas përmbledhjet e librave.
Ju mund të lexoni:
Autorja e librit “Invested” Danielle Town, përpiqet të na mësojë një metodë për të menaxhuar kursimet tona.
Nëse keni probleme me shpenzimet dhe menaxhimin e parave, ky libër është për ju. Dhe nuk limitohet me kaq.
Për autoren nuk është mjaftueshëm vetëm fakti që duhet të kursejmë. Ajo na plotëson me një informacion bindës se cfarë të bëjëm pasi të kemi kursyer.
Paraja e humb vlerën e saj me kalimin e kohës. Me shuma 10.000 lekë sot mund të blini x numër artikujsh, nesër do të blini një më pak.
Ajo që Danielle do të sigurohet të merrni nga ky libër është si të investoni paratë tuaja në mënyrë që kursimet tuaja të dyfishohen dhe jo të humbin vlerë duke qëndruar në bankë për vite me rradhë.
Në përfundim të leximit ju do keni fituar njohuri për:
Generating Product Ideas, një libër për biznesin. A ju intereson të zbuloni se si Artiom Dashinsky e bën këtë?
E di që ndonjëherë ju kap ajo nxitja të bëni diçka të re për komunitetin ku jetoni dhe pse jo të fitoni prej idesë tuaj brilante.
Ky autor na jep një ide se si të gjenerojmë një ide dhe nga kjo ide të krijojmë një biznes të sukseshëm: “Reflektimi mbi problemet”
Nëse ju ia dilini të ofroni një produkt ose shërbim për një problem që shqetëson komunitetin, urime, ia keni dalë!
Gjithçka fillon me një analizë efektive të nevojave të njerëzve dhe rezulton një ide e mirë biznesi..
Konceptuar si një manual i vërtetë, ky libër do ju bëjë të zbuloni teknika dhe këshilla që janë të lehta për t’u zbatuar në praktikë.
Më poshtë janë përfitimet që do mrni nga leximi i përmbledhjes së këtij libri:
Kur lexova këtë libër mendova: “Waw do doja të punoja për Patagonia”, punonësit më të lumtur në botë, ndodhen aty?!
Ky libër biografik tregon histornë intersante të themeluesit aventurier dhe natyrdashës të Patagonias, Yvon Chouinard.
Kjo është një mënyrë alternative, kundeër rrymës, se si një CEO mund të drejtojë një kompani.
Nga kjo, “Let my people go surfing”, përdoret si një tekst shkollor në shkollat e mesme dhe universitetet në të gjithë botën.
Nuk dua t’ju shuaj kureshtjen por kaloni 15 minuta nga koha juaj për të parë se zhvillohet jeta në një “univers paralel”. Shaka.
Lexim të këndshëm teksa lexoni për:
Dhe pas një doze të mirë me njohuri biznesi, strategjish, parash dhe idesh, u japim dhe një goditje të fundit motivimi këtyre dijeve që sapo kanë zënë vend tek ju.
Jennifer Dulski është drejtoreshë e Grupeve dhe Komuniteteve në Facebook dhe ka një përvojë pesëmbëdhjetëvjeçare në StartUp-et e suksesshme.
Në “Purposeful”, ajo shpjegon ndryshimin midis të qenit menaxher dhe një individ që e pranon botën ashtu siç është dhe një revolucionari që i jep jetë një lëvizjeje ndryshimi.
Ky libër do ju japë disa histori reale njerzish të vegjël në komunitetet e tyre por që sollën ndryshime të mëdha.
Secili prej nesh është në gjendje të nisë një ndryshim, qoftë i vogël a i madh, nuk ka nevojë të jesh politikan apo CEO i një kompanie të madhe, gjëja e rëndësishme është të veprosh.
Në këtë përmbledhje libri do të lexoni këshilla të dobishme për:
Përse këto libra?
Këto janë katër libra të mire për të lexuar, për të gjithë ata që duan të:
Për më shumë përmbledhje nga libra të mirë për të lexuar ju ftoj të na ndiqni sistematikisht, për t’u azhornuar.
Error: No connected account.
Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.