- This error message is only visible to WordPress admins
Error: No connected account.
Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.
Një poezi është një lloj shkrimi artistik, që përpiqet të nxisë imagjinatën ose emocionet e lexuesit.
Lexoni përfitimet që marrim nga leximi, shkrimi ose dëgjimi i poezive:
Përfitimi numër një i të shkruarit apo lexuarit poezi qëndron në shprehjen e emocioneve. Kjo është thelbësore për ata njerëz që kanë vështirësi të merren ose shprehen me mënyrën se si ndihen.
Dhe, një gjë është e sigurt – kurrë nuk duhet t’i fshihni emocionet tuaja nën qilim.
Kryesisht duke shkruar poezi, ju jeni në gjendje të:
Kjo do të thotë se poezia të ndihmon të heqësh dorë nga disa ndjenja në vend që të mbahesh vazhdimisht pas të shkuarës. Dhe, kjo është jashtëzakonisht e dobishme për shëndetin tuaj mendor dhe paqen e brendshme.
Ndoshta dhe poezi dashurie do ishte një formë e shprehjes së ndjenjave ndaj dikujt të rendësishëm për ju por e gjeni të vështirë t’ia thoni. Ky do ishte një ushtrim i mirë për të filluar.
Të mësosh për veten dhe të kontaktosh me brendësinë tënde nuk është kurrë një ide e keqe. Kjo është diçka që duhet të përpiqemi ta bëjmë për sa kohë që jemi gjallë.
Pse?
Sepse sa më shumë të njohim veten, na lejon të bëhemi më të fortë në nivel personal, duke zhvilluar pikat e dobta.
Ja se si poezia ju ndihmon të ndërtoni vetëdijen:
Disa nga poezitë më të bukura janë shkruar si pasojë e dhimbjes së madhe emocionale. Kur vuajmë, ndihemi më të frymëzuar për të shkruar poezi, sepse ndiejmë nevojën për të lehtësuar dhimbjen që ndjejmë.
Poezia na ndihmon të heqim këtë dhimbje emocionale, dhe ja se si:
Poezia nuk është e dobishme vetëm për anën tonë emocionale. Ajo gjithashtu ka një ndikim pozitiv tek truri jonë.
Ja pse:
Poezia na ndihmon të trajnojmë trurin tonë që të jetë më i mprehtë dhe të punojë pa probleme. Si rezultat, njohja jonë e përgjithshme, kujtesa dhe përqëndrimi përmirësohen.
Shkrimi, të folurit dhe të kuptuarit mund të ndikohen dhe ushqehen shumë nga përdorimi i poezisë.
Mësimi i rregullave për të shkruar, dhe më pas thyerja e tyre me poezi, mund t’i japë shkrimit bukuri alternative.
Të folurit me zë të lartë të poezisë me ritmin dhe rimën e saj mund të lirojë gjuhën (oratori) dhe të krijojë një themel të fortë për komunikimin verbal.
Të mësuarit për të kuptuar poezinë jep gjithashtu forcën mendore, si dhe nxitjen, për të kuptuar komunikimin e shkruar (një tipar i çmuar në biznes).
Një poezi na ndihmon të kuptojmë emocionet tona në një mënyrë unike që mund të mos jemi në gjendje ta bëjmë lehtësisht ndryshe. Na ndihmon të ndiejmë fjalët në një pjesë shumë të thellë të vetes.
Shkrimi i poezisë është një proces jashtëzakonisht i këndshëm dhe i dobishëm që të gjithë duhet ta provojmë. Njerëzit që shkruajnë poezi përjetojnë përfitime dhe përmirësime të rëndësishme në shëndetin e tyre.
Shpresojmë, përfitimet e renditura më sipër ju ndihmuan të kuptoni se sa i vlefshëm është procesi i shkrimit apo leximit të poezisë.
Përdoreni atë si frymëzim dhe si një metodë efikase për përpunuar emocionet apo njohur veten tuaj.
Error: No connected account.
Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.