Mësoni idetë kryesore nga libri i Peter Hollins
Think like Da Vinci
Mësoni si të zotëroni mendimin krijues
Think Like Da Vinci vërteton se krijimtaria është një art brenda mundësive së të gjithëve. Ushtrimi i mendjes sonë për të menduarit origjinal dhe inovativ mund të thjeshtohet duke aplikuar teknikat që ndihmojnë për të kapërcyer pengesat e zakonshme dhe bllokimet psikologjike.
Sugjerimet dhe shembujt praktikë na vijnë edhe nga personazhe të mëdhaja të së kaluarës që kanë sjellë revolucion në shkencë dhe art me aftësinë e tyre të zakonshme për risi.
Shumë këshilla të dobishme për:
Autori i librit:
Peter Hollins, studiues i psikologjisë dhe autor bestseller-ave të kushtuar rritjes personale, punoi si psikolog për shumë vite përpara se t’ia transferonte aftësitë e tij, të shkruarit. Qëllimi kryesor i punës së tij është të mbështesë njerëzit në zbulimin e mundësive të tyre të plota. Hollins jeton në Seattle me familjen e tij dhe është një alpinist i zjarrtë dhe piktor amator.
Kurthet e shumta që pengojnë krijimtarinë tonë
Si mund të përshkruhet krijimtaria? Shembulli më i mirë është Leonardo da Vinci, mishërimi i Rilindjes, një talent i famshëm në çdo fushë. Shenjat dalluese të tij ishin kurioziteti i pangopur, dëshira për të eksperimentuar, përqendrimi, vetëdija. A është e mundur të imitojmë Da Vincin?
A është krijimtaria një qëndrim që mund të mësohet? Përgjigja jepet nga historia e inxhinierit James Dyson, i cili i përdori të njëjtat aftësi kur vendosi të eleminonte thesin e fshesës së tij me korrent: ai formuloi një teori duke marrë frymëzim nga projekte të tjera, ai eksperimentoi me të duke ndërtuar prototipa dhe përsosur për të krijuar pajisjen e tij revolucionare shtëpiake.
Për të zhvilluar kreativitetin tonë, është e nevojshme të shpëtojmë nga kufijtë që na vijnë nga koncepte të vjetruara, siç është ai i specializimit hemisferik.
Aftësitë tona njohëse nuk janë të lidhura me njërën ose tjetrën hemisferën tonë cerebrale, nëse një person ka një talent për logjikë dhe racionalitet (hemisferën e majtë), ai mund të ketë gjithashtu edhe një talent për artin (hemisferën e djathtë).
Neurobiologjia ka treguar se të gjitha mënyrat e të menduarit, veçanërisht ato që lidhen me përqendrimin, imagjinatën dhe vlerësimin që i paraprinë vendimit, janë rezultat i punës kolektive të të dy hemisferave.
Lidhjes midis gjeniut dhe çmendurisë gjithashtu i mungon prova shkencore. Ndoshta një faktor i rëndësishëm lidhet me funksionimin e “precuneus”, një strukturë e trurit që filtron “bisedat” që kemi me veten tonë. Nëse precuneus nuk aktivizohet, pasi sipas disa studimeve u ndodh njerëzve me një natyrë më kapriçioze, koka do të jetë plot llafe, tokë pjellore aq për lindjen e ideve të shkëlqyera sa për zhvillimin e një sëmundje mendore.
Ekziston një lidhje e vërtetuar shkencërisht midis funksionit të trurit dhe krijimtarisë. Kjo e fundit promovon rinovimin e qelizave neuronale dhe gjithashtu ul stresin, duke prodhuar efekte pozitive të ngjashme me ato të shkaktuara nga meditimi.
Gjithashtu duhet të kapërcejmë blloqet e prodhuara nga shumë klishe, kurthe të vërteta që mund të na demotivojnë dhe për këtë arsye të shuajnë “shkëndijën tonë krijuese”. Një koncept i rëndësishëm për të kuptuar është se asgjë nuk është me të vërtetë e re.
Pothuajse gjithçka është rezultat i rregullimeve, i progresit. Pasi të lirohemi nga presioni për të pasur një revolucion me çdo kusht, mund të reflektojmë se sa e rëndësishme mund të jetë përdorimi më i mirë i diçkaje që është tashmë aty: ky është kuptimi më i thellë i origjinalitetit. Mendoni për një nga risitë më të mëdha në historinë njerëzore: automobilin. A do të ishte ndërtuar pa parë një karrocë me rrota të tërhequr nga “motori” i kafshëve?
Një mit tjetër për t’u zhdukur, është ai i frymëzimit. Është e kotë ta presësh: nuk ka muzë, as zbulim. Kreativiteti është një art që duhet kultivuar në vazhdimësi dhe me përkushtim. Duhet të pranojmë idenë e të punuarit në mes të konfuzionit dhe pasigurisë, asnjë rrufe nuk do të ndriçojë rrugën tonë.
Artisti i vërtetë nuk bën plane, ai hyn në punë, i bën duart pis dhe duke riorganizuar ato që ka në dispozicion, i afrohet hap pas hapi, zgjidhjes.
Ekziston një faktor që vepron me të vërtetë. Quhet “efekti Medici” dhe është rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të mendimeve midis ekspertëve nga disiplina të ndryshme. Familja Medici krijoi një mjedis perfekt për zhvillimin e qarkullimit të ideve. Ajo që merret si e mirëqenë në një fushë të caktuar mund të dalë revolucionare nëse vendoset në një kontekst tjetër.
Së fundmi, duhet të mësojmë të mbajmë distancën. Kur jemi shumë të përfshirë, rrezikojmë t’i kushtojmë vëmendje vetëm vështirësive dhe kufizimeve që lidhen me një projekt, duke e ndaluar veten të fantazojmë lirisht dhe të gjejmë ato lidhje të pazakonta që mund të sigurojnë zgjidhjen më të mirë të problemit.
Projektimi i detyrës shumë larg në hapësirë dhe kohë, madje duke u sjellë sikur nuk na intereson neve, është një mënyrë e përsosur për të fituar avantazhin e lirisë së mendimit që nxit krijimtarinë.
Eksplorues, artist, gjykatës dhe luftëtar: katër personazhet që do të interpretohen gjatë procesit krijues
Procesi krijues evoluon përmes katër roleve që ne priremi të luajmë njëri pas tjetrit: eksplorues, artist, gjykatës dhe luftëtar. Shumë shpesh ne përqendrohemi tek dy të parat, duke lënë pas dore një gjysmë të mirë të procesit. Le të shohim pse të gjithë janë po aq të rëndësishëm:
Teknika për ushtrimin e mendimit krijues
Idetë janë një burim i çmuar, është me të vërtetë thelbësore të stërvitesh për të prodhuar sa më shumë të jetë e mundur. Ka teknika dhe stile për të “shfrenuar krijimtarinë”. Para së gjithash, ne duhet të shmangim të menduarit përgjatë linjave racionale të mendimit.
Nuk mund të jemi artistë dhe gjykatës në të njëjtën kohë. Kreativiteti duhet të jetë i lirë të rrjedhë, përtej rregullave, i maskuar si këshilla, i imponuar nga ekspertët e sektorit në të cilin ne jemi thirrur të inovojmë. Të mos kesh frikë nga dështimi është një parim bazë. Puna jonë është të eksperimentojmë.
Ndër teknikat për gjenerimin e ideve, ekziston ajo që quhet “lista e 100 ideve”. Zakonisht, kur kërkojmë një zgjidhje, ndalemi pasi kemi formuluar një duzinë mundësish. Reflektimi është padyshim një proces i lodhshëm. Duke rilexuar listën, do të bëhet e qartë se në të vërtetë kemi menduar vetëm për një koncept, duke e rrethuar atë dhe duke propozuar kënde të ndryshme. Është sikur ta kemi shtrydhur plotësisht një limon.
Krijuesi nuk e kërkon zgjidhjen duke u rrotulluar rreth një koncepti të vetëm, ai nuk është i kënaqur me shtrydhjen e limonit të parë që i vjen në duar. Krijuesi shkon për të kërkuar limonët më të lartë dhe më të largët, nga të cilët mund të nxjerri idetë më të jashtzakonshme. Pra, kur i afroheni një problemi, bëni një përpjekje për të shënuar një listë me 100 ide të ndryshme, madje edhe më absurdet. Faza e përzgjedhjes do të jetë po aq produktive, sa çdo të jetë e gjerë baza e nisjes.
Një teknikë tjetër e rëndësishme është rastesia. Të mësohesh të mendosh në mënyra të pazakonta. Një mënyrë për t’u ushtruar është nëpërmjet lojës japoneze, shiritori. Krijoni një zinxhir fjalësh në të cilën secila fjalë fillon me shkronjën e fundit të asaj para saj. Hapni një fjalor ose enciklopedi në mënyrë rastësore dhe mësoni gjëra të reja duke u mbështetur te rastësia. Mundohuni të gjeni një ide për secilën shkronjë të alfabetit, vendosni lidhje, madje edhe absurde, midis dy objekteve çfarëdo.
Mbani në mendje këto urdhëresa:
Janë “veprimet magjike” ato që do ta bëjnë krijues procesin tuaj të mendimit.
Përdorni thjeshtësinë sa më shumë që të jetë e mundur. Përdorni fjalë të përgjithshme dhe shikoni elementet individuale duke i zbërthyer ato. Gjërat e dobishme për zgjidhjen e problemit duhet të shkëputen nga konteksti i tyre tradicional në mënyrë që të mendohen sërish në një mënyrë origjinale.
Zbatoni metodën e gjashtë kapeleve, e cila është krijuar për të menduar në gjashtë këndvështrime të ndryshme, secila e përfaqësuar nga një kapelë e ndryshme. Versioni i propozuar nga autori lidh një personalitet me secilën kapelë:
Mundet që, pa ndihmën e tyre, do të ndaleshit vetëm në një këndvështrim, shumë më pak krijues sesa ai i prodhuar duke i kombinuar të gjithë.
Një këshillë tjetër është të vendosni kufinj të qëllimshëm për ta shtyrë krijimtarinë. Një bollëk burimesh zakonisht shihet si një bollëk mundësish, por përkundrazi, është vërtetuar se në rrethana kufizuese, jemi të prirur të shtyjmë trurin të punojë më shumë dhe më mirë.
Kjo metodë përfshin bërjen e një pyetjeje të thjeshtë: “Po sikur të duhet t’i bëjmë gjërat në këtë mënyrë?” Shtytja është të gjesh një mënyrë kundërintuitive dhe eksploruese nga nevoja.
SCAMPER (shkurtesa) është një mjet i mendimit krijues që ofron shtatë mënyra të ndryshme për t’iu qasur një problemi.
Akronimi do të thotë:
Më të mirët e klasës: metodat krijuese të personazheve të paharrueshëm
Albert Einstein është një shembull i shkëlqyeshëm i asaj që krijimtaria mund të sjellë në kërkimin shkencor. Ndër taktikat e tij të preferuara ishte loja e kombinimeve. Për të nxitur të pandërgjegjshmen që të vijëzonte paralele përmes alternimit të aktiviteteve krijuese dhe logjike dhe eksperimenteve imagjinare, nëpërmjet të cilave testonte në mënyrë ideale hipotezat e tij.
Salvador Dalì, një piktor i famshëm surrealist, kërkoi mjete të reja krijuese përmes gjumit hipnagogjik (gjendja delikate midis gjumit dhe vetëdijes). Ai u ul duke mbajtur një çelës në dorë, në mënyrë që të ishte pezull mbi një pjatë. Nëse e zinte gjumi, çelësi binte dhe e zgjonte. Neuroshkenca moderne i ka dhënë të drejtë. Valët theta të emetuara nga truri në një gjendje gjysmë të vetëdijshme i shpëtojnë vetëcensurës sonë dhe nxjerrin në sipërfaqe mendimet më krijuese.
Da Vinci përdori një metodë më tradicionale. Ai mbante shënim (ai ishte një nga kronikanët më pjellorë në histori) të çdo intuite. Pastaj, duke bashkuar vizatimet dhe reflektimet e tij, ai arriti të krijonte një bibliotekë të vërtetë mendore, të cilën mund ta vizatonte në çdo kohë për të krijuar kombinime gjithnjë e më të reja.
Shkrimtarët Haruki Murakami dhe Stephen King kanë zgjedhur rutinën për të stimuluar krijimtarinë e tyre, duke përcaktuar saktësisht aktivitetet që do të kryhen gjatë ditës, ata rezervojnë një sasi më të madhe energjie për punë. Konkretisht, King thotë se duke u ulur në të njëjtën tryezë në të njëjtën kohë çdo ditë, ai edukoi mendjen e tij të “ëndërrojë” me komandë.
Doktor NakaMats është një shpikës Japonez – babai i floppy disk ndër të tjera – i cili mund të përshkruhet si i çmendur. Metoda e tij e intensifikimit të krijimtarisë është heqja e oksigjenit. Gjatë sekondës së fundit të apnesë para rënies së të fikëtit, ai është në gjendje të vizualizojë krijimin e tij të ardhshëm. Të tjerët, nga ana tjetër, përdorin stërvitjen, i cili promovon oksigjenimin e qelizave, për të nxitur krijimtarinë. Të dyja metodat duket se funksionojnë, por si mund të garantojnë dy të kundërta të njëjtin rezultat? Adrenalina e prodhuar nga trupi nën presion ndoshta, amplifikon prodhimin krijues.
Më në fund, Thomas Edison menaxhoi veten dhe bashkëpunëtorët e tij me një mentalitet sipërmarrës. Ai besonte më shumë në sasi sesa në cilësi, i sigurt se të paktën një nga intuitat e tij, herët a vonë, do të ishte e suksesshme. Padyshim, mbi sa më shumë kuaj të vini bast, aq më të larta janë shanset për të fituar. Për më tepër, ai nuk u tremb nga hipotezat e rrezikshme, duke vërtetuar se ishte një mbrojtës i mendimit i lirë nga çdo skemë.
Çfarë mund të kujtojmë nga ky libër?
Kreativiteti nuk është një talent i rezervuar vetëm për pak persona, por një aftësi që duhet të ushtrohet në vazhdimësi dhe që i përket të gjithëve.
Të dy hemisferat cerebrale kontribuojnë te mendimi krijues. Nuk mund të mbështetemi te miti i frymëzimit të shkëlqyeshëm, por përkundrazi, duhet të zbatojmë teknika për të stimuluar lindjen dhe zhvillimin e ideve origjinale dhe rritjen e krijimtarisë.
Sapo keni mësuar idetë kryesore të librit “Think like Da Vincii”.
Ej! Mos harroni të ndani artikullin tonë në rrjetet sociale nëse ju pëlqeu!