- This error message is only visible to WordPress admins
Error: No connected account.
Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.
Teknologjia dhe njeriu tashmë mund të konsiderohen një. Kjo pasi ndikon në mënyrën se si individët komunikojnë, mësojnë dhe mendojnë.
Njeriu në thelb është qenie teknologjike ose përdorues mjetesh. Ne jemi qenie të mangëta që përdorim teknologjinë për të plotësuar ose përmirësuar veten.
Teknologjia është bërë pa dyshim një pjesë qendrore e gjendjes njerëzore – për mirë dhe për keq. Ajo ndikon tek ne, në jetën tonë të përditshme, por edhe tek ne si qenie morale dhe etike.
Lexoni më shumë për:
Ndërsa përparimet shkencore përmirësojnë jetën tonë, ato gjithashtu ndërlikojnë mënyrën se si jetojmë dhe reagojmë.
Gjithnjë e më shumë, vlerat njerëzore bien në konflikt me përparimin shkencor.
Por çfarë janë vlerat njerëzore?
“Vlerat njerëzore janë cilësi të lindura” – Sathya Sai Baba një guru indian.
Disa prej tyre jane:
Nëse një njeri vepron në bazë të këtyre pesë vlerave të qenësishme njerëzore zhvillon karakter të mirë.
Por, teknologjia mund të ndërhyjë duke i ndryshuar këto konceptin që ne kemi për këto vlera.
Nëse kërkoni në internet për vlerat njerëore, do shikoni që edhe vetë “Teknologjia” ështe listuar mes vlerave të tjera. Pra, ka shumë njerëz që kanë si vlerë të tyren teknologjinë, duke e bërë pjesë të jetës dhe vendimmarrjeve të tyre.
Pra, mund të dalim në konkluzionin që vlerat nuk janë të lindura siç mendon guruja indian pak më lart, por ato mund të transformohen ose të shtohen, në bazë të përparimeve teknologjike.
Ndikime sociale, të përshpejtuara nga shpërthimi i fundit i teknologjisë, mund të formojnë identitetin tonë në mënyra në të cilat shumica prej nesh nuk janë aspak të vetëdijshëm.
Por tani, lavjerrësi ka lëvizur në ekstremin tjetër në një botë shoqërore ku sundon motivi i fitimit dhe i dukjes së jashtme.
Vetë-identitetet e këtij brezi të rinjsh dhe, në fakt, të kujtdo që është thellësisht i zhytur në kulturën dhe median popullore, tashmë formohen nga forcat e jashtme në dy mënyra.
Së pari, kultura popullore prodhon “portrete” të atyre që ajo dëshiron që ne të jemi. Duke përdorur nevojat tona më themelore për t’u ndjerë mirë me veten, të pranuar dhe tërheqës.
Së dyti, mediat sociale na kanë bërë që të largohemi nga shprehja e identitetit tonë, drejt ndërtimit të fasadave bazuar në përgjigjet e këtyre pyetjeve:
Qëllimi për shumë njerëz në përdorimin e mediave sociale bëhet se si ata mund të fitojnë:
Udhëzimi i orakullit Delphic ishte: “Njih veten.”
Sot, në botën e rrjeteve sociale në internet, këshilla e orakullit mund të jetë: “Trego veten.”
Ne arrijmë t’i shohim identitetet tona si ato që do të donim të kishim ose që duam që njerëzit t’i shohin në vend se kush jemi ne në të vërtetë. Më pas ndihemi të detyruar t’i promovojmë dhe tregtojmë këto identitete përmes mediave sociale.
Kjo, shpesh herë sjell ankth, stres kronik deri në depresion tek njeriu.
Nuk është surprizë që teknologjia mund të ketë një ndikim negativ në marrëdhëniet.
Por David Schramm, një specialist i jetës familjare, është veçanërisht i interesuar se si teknologjia ndërhyn në dy nga hapësirat më të rëndësishme për ndërveprim dhe lidhje – në shtrat dhe në tryezë.
Schramm, tha se është e pashmangshme që teknologjia të depërtojë në pothuajse çdo aspekt të jetës sonë.
Për shkak të kësaj, ai është në një mision për të mbrojtur këto dy fusha të rëndësishme që duhet të mbrohen me vetëdije për të ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve çift dhe prind-fëmijë.
Ai beson se këto vende duhet të konsiderohen “të pastra” kur bëhet fjalë për përdorimin e teknologjisë.
Schramm vendosi mënyrën më të mirë për të kuptuar “teknoferencën”, mënyra se si përdorimi i teknologjisë ndërhyn në ndërveprimet ballë për ballë me të tjerët, ishte thjesht të pyeste njerëzit.
“Rezultatet e përgjithshme të sondazhit tregojnë se nivelet më të larta të përdorimit të teknologjisë dhe shtojnë në mënyrë të konsiderueshme më pak kohë të kaluar së bashku si çift, më pak kënaqësi dhe lidhje dhe nivele më të larta depresioni dhe ankthi,” tha ai.
Kur u pyet nëse ka këshilla për festat e ardhshme, Schramm tha: “Fol më shumë, përdor më pak telefonin dhe ji aty ku je”.
Ndërmjetësimi teknologjik tek marëdhëniet e brendshme apo të jashtme të njeriut na bëjnë të pyesim:
Teknologjia dhe njeriu tashmë janë “të detyruar” të bashkëjetojnë. Ajo që na mbetet të bëjmë është të përshtatemi në mënyra që nuk na kërcënojnë aspektet tona psiko-fizike.
Le të shfrystëzojmë anë pozitive të marrdhënies teknologjia dhe njeriu. Një prej tyre është dhe colibri, që falë teknologjisë po ndihmon të krijojë një komunitet lexuesish.
Error: No connected account.
Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.