- This error message is only visible to WordPress admins
Error: No connected account.
Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.
Zgjidhja kreative e problemeve, është një mënyrë për të zgjidhur problemet përmes të menduarit kreativ.
Në këtë artikull, ne do të përdorim një model modern me katër hapa për të eksploruar se si mund të përdorni zgjidhjen kreative të problemeve, për të gjeneruar zgjidhje novatore dhe efektive.
Katër hapat e modelit janë:
Hapi i parë vendimtar është përcaktimi i objektivit tuaj. Mund të jetë një dëshirë, qëllim ose sfidë që ju doni ta zgjidhni ose arrini.
Përcaktimi i objektivit ju siguron qartësi se cili është problemi, pa humbur në situata konfuzioni.
Pasi të keni identifikuar dhe kuptuar problemin, mund të grumbulloni informacion rreth tij. Shënoni detaje të tilla si, kush dhe çfarë përfshihet, të gjitha faktet përkatëse dhe opinionet e secilit.
Kur të keni rritur ndërgjegjësimin tuaj për sfidën ose problemin që keni identifikuar, bëni pyetje që do të gjenerojnë zgjidhje. Mendoni për pengesat me të cilat mund të përballeni dhe mundësitë që ato mund të paraqesin.
Gjeneroni ide që u përgjigjen pyetjeve sfiduese që keni identifikuar në hapin 1.
Dy teknika shumë të mira që mund t’’i përfshini në këtë fazë, janë Brainstorming dhe Mind Maps.
Kjo do t’ju ndihmojë për të nxitur të menduarin kreativ dhe këshillohen të realizohen kryesisht në grup
Kjo është faza konvergjente tek zgjidhja kreative e problemeve, ku filloni të përqendroheni në vlerësimin e të gjitha opsioneve tuaja të mundshme dhe të dilni me zgjidhje.
Analizoni nëse zgjidhjet e mundshme i plotësojnë nevojat dhe kriteret tuaja dhe vendosni nëse mund t’i zbatoni ato me sukses.
Më pas, merrni parasysh se si mund t’i forconi ato dhe përcaktoni se cilat janë ato më të përshtatshmet.
Pasi të keni zgjedhur zgjidhjen më të mirë, është koha për të zhvilluar një plan veprimi.
Filloni duke identifikuar burimet dhe veprimet që do t’ju lejojnë të zbatoni zgjidhjen tuaj të zgjedhur.
Më pas, komunikoni planin tuaj dhe sigurohuni që të gjithë të përfshirët ta kuptojnë dhe ta pranojnë atë.
Zgjidhja kreative e problemeve, është një mënyrë për të zgjidhur problemet ose për të identifikuar mundësiti të pamenduara më parë.
Alex Osborn, zhvilloi për herë të parë si funksionon zgjidhja kreative e problemeve në vitet 1940, së bashku me termin e famshëm “stuhi mendimesh”.
Modelin e tij me katër hapa, e kemi “modernizuar” në mënyrë që të përshtatet me sfidat e sotshme.
Gjithashtu, ju mund të lexoni përmdledhje librash të dedikuara zgjidhjes kreative të problemeve tek kategoria e Colibrit.
Error: No connected account.
Please go to the Instagram Feed settings page to connect an account.