Mësoni idetë kryesore nga libri i Ben Mezrich.
Bitcoin Billionaires
Historia e atij që ndërtoi një perandori financiare me Bitcoin.
Filmi “The Social Network” na i prezantoi si një lloj antagonistësh, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes.
Cameron dhe Tyler Winklevoss, të cilët u bënë të famshëm falë konfliktit shumë të njohur me Mark Zuckerberg rreth shpikjes së Facebook-ut, u desh të rishpiknin diçka tjetër pasi media i përcaktoi si të “të mbaruar”.
Çlirimi i tyre filloi nga një investim në një teknologji që nuk njihej deri në atë kohë, por që për disa vite më vonë i bëri miliarderë: tek “Bitcoin Billionaires” do të zbulojmë se si binjakët më të urryer të botës së teknologjisë kanë rikrijuar veten e tyre dhe jashtë çdo parashikimi, kanë arritur të ndërtojnë një perandori financiare.
Shumë këshilla të dobishme për:
Autori i librit:
Ben Mezrich është një autor amerikan, i cili njihet për librin bestseller “The Accidental billionaires”, historia e betejës ligjore midis binjakëve Winklevoss dhe Mark Zuckerberg, e përshtatur më vonë në filmin “The Social Network”. Ai ka shkruar mbi njëzet libra, të cilët janë shitur mbi katër milion kopje në të gjithë botën.
“The Social Network” dhe marrëveshja shumë milionëshe
Binjakët Cameron dhe Tyler Winklevoss u bënë të famshëm disa vite më parë, falë një çështje që nxiti diskutim. Ata akuzuan Mark Zuckerberg, CEO-n e Facebook-ut, për vjedhjen e idesë prej tyre për të krijuar rrjetin e famshëm social. Vitet e betejave me avokatët çuan në një marrëveshje. Rreth 65 milion dollarë për të zgjidhur çështjen, 20 në parà kesh, 45 në stok për kompaninë Zuckerberg.
Disa muaj më vonë, Facebook u listua në bursë dhe aksionet kapën majat. Stoku i binjakëve tani vlen mbi 500 milion dollarë. Megjithatë, opinioni publik duke ndjekur këtë çështje, nuk është në anën e tyre. Parë si “fëmijët tipikë që janë të mirë në sport, por aspak të zgjuar”, ata janë quajtur nga media si fëmijë të pasur dhe të llastuar që përpiqen të bëjnë para mbi shpatullat e të tjerëve.
Ndonjëherë, jeta ofron një shans për t’u shëlbyer dhe për binjakët kjo mundësi vjen në formën e një revolucioni dixhital, Bitcoin.
Një jetë kushtuar sportit
Një aspekt tjetër i jetës së binjakëve që ka përfunduar në qendër të vëmendjes është ai i dedikuar sportit: Tyler dhe Cameron janë vozitës të shkëlqyeshëm, të cilët kanë garuar në nivel olimpik. Përkushtimi i tyre ndaj sportit i ka mësuar të menaxhojnë stresin dhe situatat e vështira, por edhe që për të arritur objektiva të mëdha nevojitet qendrueshmëri, këmbëngulje dhe përkushtim.
Pas Facebook, vëllezërit Winklevoss u strukën për ca kohë tek aktiviteti sportiv, duke reflektuar mbi atë që duket si fitore, por që gjithnjë e më shumë dukej si humbje. Natyrshëm, erdhi vendimi të liheshin mënjanë ëndrrat sportive dhe të përmirësonin imazhin në sytë e botës.
Pengesat në Silicon Valley
Vendosin të bëhen venture capitalists (kapitalistë sipërmarrjeje), duke investuar pasurinë që mblodhën prej kompanive të reja. Vendi i parë që u shkon në mendje është Silicon Valley, djepi i teknologjisë, ku janë të vendosura shumica e kompanive të tilla. Sidoqoftë, pas disa takimesh, e kuptojnë se Valley ishtë e dominuar nga gjigandi Facebook, i cili i kishte izoluar tërësisht.
Efekti i mosmarrëveshjes së tyre me Zuckerberg është i atillë që iu largon çdo mundësi bashkëpunim të mundshëm. Nëse Valley nuk i do ata, menduan binjakët, atëhere do ta çonin biznesin e tyre në kryeqytetin financiar në botë, në New York.
Festa në Ibiza dhe takimi rastësor
Gjatë një feste ekskluzive në Ibiza në 2012, binjakët takohen rastësisht me një burrë që u ofron atyre një ide revolucionare. Fillimisht Tyler dhe Cameron nuk duken të interesuar dhe i thanë atij se kishin marrë pjesë njëherë në një revolucion që nuk përfundoi mirë.
Megjithatë, burri nuk u dorëzua dhe arriti të zgjojë mjaft kuriozitet te binjakët, duke u folur atyre për një monedhë dixhitale, diçka që nuk kishte ekzistuar deri më tani dhe që premton të ndryshojë botën.
Disa muaj më vonë, në një festë, takojnë Charlie Shrem.
Shkëmbimi i krijuar në dhomën e gjumit të një fëmije
Charlie Shrem jeton në New York, në shtëpinë e prindërve të tij. Ai jeton në komunitetin ortodoks hebre, ku rregullat janë shumë të rrepta. Sidoqoftë, i kalon ditët e tij duke tymosur bar dhe duke krijuar programe kompjuterike. Një prej këtyre projekteve, i lindur së bashku me një bashkëpunëtor në distancë, në Uells, tërheq vëmendjen dhe veçanërisht kapitalin e Winklevossëve, BitInstant.
Charlie është një nga të parët që beson në fenomenin Bitcoin, aq sa ai krijoi një exchange, pre një faqe ku njerëzit mund të blejnë Bitcoin.
BitInstant mbështetet tek e famshja Mt. Gox, një faqe e krijuar fillimisht për të shkëmbyer letra të lojës Magic, më pas u shndërrua në një site për blerjen e Bitcoin, e cila administron rreth 80% të transaksioneve të monedhës virtuale.
Binjakët fillojnë të mësojnë më shumë se si funksionon monedha dhe fillojnë të blejnë atë. Shumë. Në një moment, arrijnë të zotërojnë rreth 1 përqind të të gjithë Bitcoin-ave në qarkullim.
Çelësat publikë dhe privatë: si funksionon Bitcoin
Bitcoin është një sistem revolucionar, i cili ripërcakton plotësisht rregullat. Gjurma e parë e Bitcoin daton që nga viti 2008, kur një individ i vetëquajtur Satoshi Nakamoto boton në një listë postare kushtuar kriptografisë, atë që quhet më pas Bitcoin Whitepaper, pra një dokument që përshkruan parimet mbi të cilat bazohet teknologjia.
Bitcoin është një teknologji e decentralizuar, e cila pra nuk është nën kontrollin e asnjë banke, institucioni apo organi qeveritar.
Kjo do të thotë që çdokush në botë mund të ketë akses në të dhe askush nuk mund t’ia parandalojë aksesin dikujt tjetër. Çdo transaksion, në vend që të kalojë nëpër një institucion siç ndodh me pagesat tradicionale, përpunohet dhe vërtetohet përmes një rrjeti kompjuterash që përdorin një program të veçantë.
Sa herë që ndodh një transaksion, ai regjistrohet, së bashku me adresat e dërguesit dhe marrësit, në një regjistër të quajtur Blockchain. Këto transaksione janë të koduara dhe të verifikuara përmes çelësave publikë, duke i bërë gati-gati të pafalsifikueshme.
Termi Bitcoin (me ‘B’ të madhe) përshkruan protokollin, teknologjinë, ndërsa bitcoin (me ‘b’ të vogël) përshkruan monedhat virtuale, të cilat mbahen në kuletat virtuale (wallet).
Këto kuleta kontrollohen nga çelësat privatë, një lloj fjalëkalimi 256-bit. Kjo do të thotë se ka 2^256 çelësa të mundshëm, më shumë se atomet që përmbahen në universin e njohur. Çdo përdorues zgjedh se ku ta mbajë çelësin e tij, i cili është mekanizmi i vetëm i hyrjes në bitcoin-et e tij. Po humbe çelësin, ke humbur bitcoin tënd.
Charlie Shrem, për shembull, mban një unazë në gishtin e tij në të cilin është gdhendur çelësi i tij privat, minus pesë shifrat e fundit, të cilat i di vetëm ai. Në këtë mënyrë edhe sikur t’i vidhnin unazën, nuk do të ishte e mundur të vidheshin bitcoinët e tij. Ky lloj “arkivimi” i çelësave quhet ‘cold storage’ pra depozitë e ftohtë, tërësisht offline, e sigurtë nga çdo lloj hacker-i.
Kriza e Qipros dhe e ardhmja e ekonomisë
Në vitin 2013, ishulli i Qipros u godit nga një krizë financiare e cila e gjunjëzoi atë. Përgjigja e qeverisë qipriote ishte shumë e ashpër. Kursimet e qytetarëve do të tatoheshin. Kjo është një ngjarje dramatike, e cila sidoqoftë thekson edhe më shumë dobinë, madje domosdoshmërinë e një revolucioni si ai i Bitcoin.
Një Sistem sigurie i studiuar në detaje
Binjakët më pas vendosin të magazinojnë bitcoin-et e tyre. Ata blejnë dy laptopë, një “të nxehtë” për t’u përdorur në internet për blerje dhe një “të ftohtë”, i cili nuk do të lidhej kurrë me internetin, në të cilin mund të gjenerojnë çelësat e tyre.
Për t’u siguruar që çelësat e gjeneruar janë vërtet të rastësishëm, përdorën zare lojërash. Secili çelës i gjeneruar më pas ndahet në tre pjesë, me emrin alfa, bravo dhe charlie dhe printohet në katër kopje. Çdo fletë vendoset në një zarf të mbyllur dhe binjakët i ndajnë.
Secili prej tyre, në ditët në vijim, nis një udhëtim që i çon në katër rajone të Shteteve të Bashkuara, dymbëdhjetë vendndodhje të ndryshme. Në secilin vend, ata hapin një kasafortë në një bankë (banka të ndryshme në secilin vend) dhe depozitojnë një nga zarfat atje.
Në këtë mënyrë, sigurohen që askush nuk mund të vjedhë çelësat e tyre dhe që edhe në rast të katastrofave natyrore, ka gjithmonë shumë kopje të çelësave, të aksesueshëm vetëm nga ata.
Dyshimet për ligjshmërinë e sistemit
Me përhapjen e Bitcoin, fillojnë të lindin dyshime në lidhje me përdorimet e tij. Faktisht, në fillim, nuk është e mundur t’i përdorësh për blerje në dyqane, qofshin tradicionale apo edhe në internet. Një nga tregjet e para në të cilat Bitcoin gjen aplikim ishte në fakt e ashtuquajtura Silk Road, një site në internetin e errët, e arritshme vetëm përmes një softwer-i special.
Kjo faqe është vërtetë një treg i zi i në internet, ku mund të blihet gjithçka, nga mallra të falsifikuara, droga, armët etj.
Një nga përdoruesit më të mëdhenj të BitInstant, i cili e identifikon veten si BTCKing, zgjoi dyshime te Charlie, i cili pezulloi përkohësisht llogarinë e tij. Shuma e blerjeve që ai bëri, në fakt, sugjeronte aktivitete të paligjshme.
Sidoqoftë, duke iu referuar idealeve të lirisë dhe pavarësisë mbi të cilat u themelua Bitcoin dhe i ndikuar shumë nga Roger Ver, një partner Bitcoin me ideale jashtëzakonisht anarkike (ishte burgosur për shitje të dezinfektuesve shpërthyes në internet), Charlie vendos të zhbllokojë përsëri BTCKing, duke e lejuar të blejë sasi të mëdha të Bitcoin.
Biznesi shkon shkëlqyeshëm, marrëdhëniet personale krisen
Falë suksesit që filloi të kishte Bitcoin-i, biznesi për Charlie-n dhe binjakët po lulëzonte. Ata filluan të merrnin pjesë në konferenca dhe ngjarje në të gjithë botën, takuan investitorë dhe u bënë ungjilltarë të vërtetë të teknologjisë.
Ndërsa binjakët bëhen ambasadorë të Bitcoin-it, duke promovuar përhapjen e saj dhe duke mbështetur nevojën për rregullsinë e tij, Charlie mbingarkohet nga jeta prej ylli. Shumë shpejt kthehet në problem për binjakët, të cilët e kuptojnë se papjekuria e tij e bën të papërshtatshëm për të qenë CEO i kompanisë dhe fytyra publike e Bitcoin-it.
Binjakët vendosin të qartësojnë gjërat me Charlie-n dhe t’i japin atij një shans të fundit, por gjithashtu fillojnë të marrin në konsideratë hipotezën se BitInstant nuk është një rrugë e qëndrueshme në terma afatgjatë.
Fundi i Silk Road dhe fillimi i telasheve
Në tetor 2013, gazetat raportuan lajme që do të kenë pasoja të thella për të gjithë komunitetin e Bitcoin-it. Ross Ulbricht, menaxher i Silk Road, është arrestuar. Akuzat kundër tij janë shumë të rënda dhe shpejt shpallet fajtor nga gjykata, e cila e dënon atë me burgim të përjetshëm, pa mundësinë e lirimit me kusht.
Kjo çon, në disa hetime të kryera nga dhjetra agjenci në të gjithë botën, në muajt në vijim. Në Shtetet e Bashkuara, një nga këto hetime ka të bëjë me BitInstant dhe në veçanti për Charlie Shrem-in, CEO dhe Chief Compliance Officer. Charlie arrestohet dhe merr një dënim me dy vjet burg për veprimtari të paligjshme.
Mësimi i nxjerrë dhe fillimi i ri
Ngjarjet që kanë ndodhur i shtyjnë binjakët të distancohen nga BitInstant. Frika e tyre është materializuar dhe për këtë arsye duhet të gjejnë një mënyrë tjetër për të vazhduar biznesin e tyre.
Të mësuar nga përvojat e tyre, vendosin se është koha për të hedhur hapin tjetër. Ata gjejnë një kompani të re, e cila bëhet pika referuese për ata që duan të investojnë në Bitcoin dhe kriptomonedha të tjera. Ideja e tyre është e qartë. Kjo platformë do të ketë si përparësi, respektimin e rregullave dhe bashkëpunimin me institucionet për rregullimin e tregut.
Për këtë aventurë të re ata zgjedhin emrin Gemini, i cili përfaqëson jo vetëm faktin se janë binjakë, por edhe emrin e programit hapësinor të NASA-s, e cila shërbeu si një urë midis programeve Mërkuri dhe Apollo. Gemini është ura midis ekonomisë së vjetër dhe asaj të re, drejt së ardhmes së parave.
Pikërisht në ato ditë, vlera e një bitcoin të vetëm arrin 10,000 dollarë. Cameron dhe Tyler Winklevoss bëhen “Bitcoin Billionares” e parë – miliarderë të Bitcoin.
Çfarë mund të kujtojmë nga ky libër?
Cameron dhe Tyler Winklevoss u vunë në qendër të vëmendjes pas mosmarrëveshjes ligjore kundër Mark Zuckerberg për çështjen autorsisë së Facebook.
Megjithatë, edhe pasi pranojnë një marrëveshje në gjykatë, ende ndihen të mundur dhe vendosin të fillojnë një aventurë të re, një lloj shëlbimi.
Mësojnë rreth Bitcoin dhe fillojnë të investojnë në këtë botë të re. Sidoqoftë, së shpejti bëhet e qartë se edhe pse revolucionare, bota e Bitcoin dhe kriptovalutave duhet të rregullohet, ose pasojat mund të jenë të rënda. Binjakët zbulojnë se janë fytyra e Bitcoin dhe bëhen miliarderët e parë të Bitcoin.
Sapo keni mësuar idetë kryesore të librit “Bitcoin Billionaires”.
Ej! Mos harroni të ndani artikullin tonë në rrjetet sociale nëse ju pëlqeu!